ChatGPT tani do të jetë i disponueshëm edhe në Shqipëri, për përdoruesit e iOS. Lajmin e ka dhënë vetë shefja shqiptare e Teknologjisë në kompaninë OpenAI, Mira Murati.
Përmes një postimi në Twitter, ajo lajmëron se aplikacioni i ChatGPT-së për iOS tani është i disponueshëm në një sërë vendesh të tjera, duke përfshirë Shqipërinë.
Ditë më parë, ajo njoftoi se ky aplikacion për përdoruesit iOS është lansuar në SHBA. Tani, aplikacioni i këtij chatboti për përdoruesit iOS është lansuar në Shqipëri, Kroaci, Francë, Gjermani, Irlandë, Xhamajkë, Kore të Jugut, Zelandë të Re, Nicaragua, Nigeri dhe në Mbretëri të Bashkuar.