Merrnin ryshfet, SPAK arreston 2 oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan

Me urdhër të SPAK ditën e djeshme janë ekzekutuar masat e sigurisë për 5 persona, mes tyre edhe dy oficerë të policisë gjyqësore, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet.

Burime për redaksinë thanë se bëhet fjalë për Çelnik Toskën dhe Sefer Shukën, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin Lulzim Hasa kanë marrë nga Lirian dhe Zene Targjani përfitime monetare të parregullta, në shuma monetare si dhe përfitime të tjera materiale, për të kryer veprime të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.

Latest articles

Related articles