Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot katër anëtarët e rinj të këshillit të statistikave pranë INSTAT-it. Kuvendi votoi Adrian Kamenicën, i cili u shkarkua muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes për satelitët, Elora Kokalari, e cila është këshilltare e kryeministrit Edi Rama, pedagogia e fakultetit ekonomik Kozeta Sevrasni, e cila në zgjedhjet e fundit garoi për rekotore të Universitetit të Tiranës dhe pedagogu i Universitetit Bujqësor Edvin Zhllima.
a) Z. Adrian Kamenica, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
b) Znj. Elora Kokalari, përfaqësuese e përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
c) Znj. Kozeta Sevrani, përfaqësuese e botës akademike;
ç) Z. Edvin Zhllima, përfaqësues i shoqërisë civile;