“Masakra zgjedhore” Lita: Opozita kyçi gojën për përfshirjen e bandave

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se opozita kyçi gojën dhe nuk u dha zë denoncimeve të gazetarëve e mdeias për përfshirjen e bandave kriminale në zgjedhjet e 14 majit.

“Opozita e bashkuar ka nxjerrë disa video, denoncime faktike. Duhet vlerësuar nëse këto fakte që do të arrijë të përpilojë opozita në një raport që do të dërgojë në OSBE ODIHR janë aq të mëdha sa mund të çojnë në mosnjohjen e zgjedhjeve nga opozita edhe pse kjo është paralajmëruar tashmë.

Kjo bie pak në kundërshtim dhe me fushatën e tyre elektorale sepse gazëtarë të tjerë dhe unë kemi denoncuar përfshirjen e bandave në tjetërsimin e votës dhe ka qënë po kjo opozitë me po këta kandidatë që kanë patur një moskokëçarje ndaj këtyre sinjalizimeve dhe ka vazhduar fushatën pozitiviste në Elbasan, Durrës, Tiranë.

Kam vënë re që Igli Cara qepi gojën dhe nuk foli për bandat e Durrësit, Boçi për bandat e Elbasanit nuk i përmendi. Në Tiranë Këlliçi përqafonte qenin dilte me lodrën e tij të autobusit. Nuk thonte që Veliaj ka aktivizuar makinerinë e tij shtetërore, bashkiake për të tjetërsuar votën,” tha ai.

Latest articles

Related articles