Lapaj: Rama dhe Berisha-Meta blejnë vota, kush ka blerë më shumë a më pak

Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në “Ora e Betit” në RTV Ora deklaroi se në këto zgjedhje janë blerë vota dhe administrata është përdorur por nuk shënjuan rezultatin përfundimtar pasi opozitës i munguan votuesit e saj historik.

Adriatik Lapaj: Unë mora të dhënat. PS në këto zgjedhje ka marrë votat e mesatares së vet historike në 15 vitet e fundit. Dalja në 15 vitet e fundit në zgjedhjet lokale për PS ka qënë nga 700-750 mijë votues. ka marrë kësaj here 701 mijë. pra është në limitet e votuesëve të vet. Kjo është një parti strukture që funksionon 12 muaj në vit, jo një parti frymë zgjedhore që fundkionon vetëm në fushata elektorale. në këtë kuptim duke marrë parasysh që këto janë në pushtet dhe pushteti votat e veta bazike i nxjerr në votim, krahasuar me votat e opozitës, me kaq vota sa ka marrë PS nëse nga ana tjetër do të kishin dalë ata që zakonisht i dali opozitës, nuk do qe kjo harta siç e shohim sot seopse me të njëjtat vota PS ka fituar 92% të bashkive ndërkohë me të njëjtat vota në kushte normale po të kishte dalë opoziota në limitet e veta pa bërë ndonjë revolucion do të ishin ndarë në 60-40% të bashkive.

Mua nuk më rezulton një indicje e një masakre të tmerrshme zgjedhore se të kishte një të tillë duhet që rezultati…

Që mund të kenë ndodhur dhe ka ndodhur unë nuk kam dyshim por që të thuash që kjo e shënjoi rezultatin nuk e besoj. Do e besoja po të kishin dal për opozitën e vendit sot 690-700 mijë votues. Do thoja po është bërë masakër se nuk është lënë opozita dhe fryma e saj të mbizotërojë. Por në momentin që diferenca e saj është e madhe dhe ne në Apel na mungojnë opozitarët.

Do thuhet e vërteta siç është kjo puna e blerjes së votës penalizon të vegjëlit, opozitarët. partitë e mëdha nuk e kanë penalizuar se kanë blerë historikisht të dyja palët. Blej njëra palë e balanco pala tjetër. kush ka blerë më shumë a më pak nuk ta ndaj dot.

 

Latest articles

Related articles