Shfaqja e parë e shefes së SHISH, Vlora Hyseni krah Begajt dhe Ramës

Shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror është shfaqur sot për herë të parë publikisht, në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Nënë Tereza”, për nisjen zyrtare të stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 2023”.

Vlora Hyseni është fotografuar duke biseduar për disa momente me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më 3 Prill 2023, ajo është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit. Shqiptarja e Kosovës ka marrë “bekimin” e presidentit Bajram Begaj, për të drejtuar institucionin më të lartë të inteligjencës në vendin tonë, pas propozimit të bërë nga Edi Rama.

Nga informacionet e pakta që dihen për të, Vlora Hyseni përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja dhe një ndër detyrat që duhet të zbatojë në SHISH, është reformimi i plotë i këtij institucioni.

Latest articles

Related articles