Rama zbulon sms e Salvador Kaçajt me Ulsi Manjën gjatë fushatës

spot_img

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Lezhë, ku u ka shprehur mirënjohje qytetarëve që kanë votuar dhe zgjedhur Partinë Socialiste për të punuar për ta.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar edhe deklaratën e Sali Berishës dhe Salvador Kaçajt, të cilët para zgjedhjeve thanë se Kaçaj ishte kërcënuar me armë nga persona që udhëtonin me makina pa targa dhe për këtë ata akuzën Pjerin Ndreun dhe Ramën.

Rama me ironi tha se Lezhën e fituan pa u deshur “të hiqnin qafe” Salvatorin.

“Si ishte ajo puna e atentatit që i bënë Salvatorin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, po se këta do tentonin të hiqnin qafe Salvatorin në autostradë se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, po që atentati i tyre dështoi dhe bashkinë e fituan pa pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin.

Kur nisi fushata, Salvatori i shkruante Ulsiut se kur do takohem me Ramën, i thoja kujdes mos të mashtron ty se unë nuk e takoj. Shkoi e mashtroi atë plakun, i tha donin me më vra”, tha Rama ndër të tjera.

Latest articles

Related articles