Mziu e thotë troç: Absurde që pas çdo palë zgjedhjeve të qahemi se na u vodhën votat

Deputet i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka deklaruar se i duket absurde që vjedhja e votave të kthehet në refren të opozitës pas çdo procesi zgjedhjesh.

“Është bërë e udhës në Shqipëri, që nga zgjedhjet e pjesshme në Dibër, që ka akoma dosje të hapur, që PS të sofistikohet edhe më tej, duke tjetërsuar votat. Demaskimi i tjetërsimit të votave duhet të jetë kryefjalë, por më duket absurde që të kthehet në refren dhe ne të qahemi se na u vodhën votat pas çdo palë zgjedhjeve”, tha Mziu.

“Krahas denoncimeve që duhen bërë, duhen gjetur dhe shkaqet e arsyet që na kanë dërguar te humbja. Ne nuk kemi përballë një kundërshtar që nuk ia dimë stilin e lojës, prandaj duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Nëse ai përdor presionin, duhet që ta përdorim edhe ne. Duhen marrë përgjegjësitë për humbjen. Ndonjëherë, ai statuti i PD është bërë si bibël që nuk duhet prekur, edhe më lart se Kushtetuta e vendit. Ne duhet të jemi bashkëkohorë dhe të gjejmë zgjidhje”, shtoi deputeti demokrat.

Latest articles

Related articles