Një sulm me dron ka ndodhur gjatë natës në rajonin jugperëndimor të Belgorodit të Rusisë.
Guvernatori i rajonit rus Vyacheslav Gladkov, bëri me dije se 8 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e raketave, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë një grup rusësh anti-Putin të rreshtuar me ushtrinë ukrainase. Sipas CNN, një zyrtar ukrainas tha se grupi përbëhej nga shtetas rusë dhe këmbënguli se ata po vepronin në mënyrë të pavarur.
Gladkov tha se pajisjet shpërthyese u hodhën nga dronët mbi një ndërtesë administrative dhe një shtëpi në dy sulme të veçanta.
“Nuk ka asnjë vdekje civile deri më sot. Po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e organeve ligjzbatuese. Jemi në pritje të përfundimit të operacionit kundër-terrorist që u paralajmërua dje”, tha ai.
Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Korpusi Vullnetar Rus më herët pretenduan se kishin “çliruar plotësisht vendbanimin e Kozinka” dhe “hynë në Grayvoron”, pasi kaluan nga Ukraina në Belgorod të hënën.
Ndërkohë, në qytetin lindor të sulmuar Bakhmut, udhëheqësi i kompanisë mercenare ruse Ëagner pretendoi se njerëzit e tij kishin pushtuar qytetin, pretendim të cilin Ukraina e mohon.