U akuzua për blerje votash, Salillari fiton tenderin direkt pas zgjedheve

ëllumb Salillari është një prej oligarkëve që u akuzua drejt për blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e akuzoi Salillarin si gjatë fushatës, por edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor se ai bleu vota për kandidatin e PS-së për Bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Qytetarët e Kuçovës janë bashkuar sonte dhe po patrullojnë gjithë qytetin për të ndaluar çdo tentativë të grupeve kriminale të kryesuar nga oligarku Pëllumb Salillari për blerje votash” shkruante Maliqi në një postim në rrjetet sociale.

Por, duket se deri diku akuzat e Maliqit qëndrojnë, pasi dyshimet shtohen kur vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, kompania e Pëllumb Salillarit u shpall fituese e tenderit të Ministrisë së Mbrojtjes për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Repartin Ushtarak nr. 1030, Poshnje, Berat.

Tenderi është hapur në datën 14 Prill dhe u mbyll në 2 Maj, ndërsa fituesi është shpallur më 18 Maj.

Fondi limit i tenderit i vendosur nga Ministria e Mbrotjes ishte 67,921,666 lekë pa TVSH. Pëllumb Salillari dha 40 milionë lekë, pra 27 milionë më pak se sa fondi limit dhe u shpall fitues i kompania me shumën më të ulët duke nxjerr blof 26 kompanitë e tjera në garë.

Por si ka mundësi që një kompani të japë 270 milionë lekë të vjetra më pak sesa fondi limit i vendosur në tender?

Sigurisht që këtu ka diçka, ose të marrim të mirëqenë versionin që firma private shpëtoi buxhetin e ministrisë duke ofruar shumë herë më pak për ta bërë rrugën.

Fitimi i këtij tenderi vetëm pak ditë pas zgjedhjeve shton edhe dyshimet për blerje votash nga Pëllumb Salillari në Kuçovë, i akuzuar nga kandidati Lefter Maliqi.

Latest articles

Related articles