Berisha s’njeh zgjedhjet? Mediu kundër: Të respektojmë votën, BF gabim

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, edhe pse thotë se këto zgjedhje kishin shkelje dhe sipas tij ‘nuk ishin të lira dhe të ndershme’, bën thirrje për reflektim nga opozita me analizë të thellë mbi atë që nuk ka funksionuar. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv Mediu thotë se mënyra se si u ndërtua koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.

“Partia republikanë ka dalë me një rezultat mbi pritshmërinë e saj. Por kemi edhe disa bashki që nuk kemi rezultatin që duhet, kjo edhe për shkak të mungesës së konceptit elektoral nga disa prej drejtuesve të degëve.

Duhet thënë se kjo ka qenë një garë e vështirë Partinë Republikane. Kemi qenë gjithmonë aleatë të PD dhe dalja më vetë për këshilltarë dhe angazhimi për kandidatët poër kryetarë bashkia dhe kjo ka krijuar keqkuptimet. Kjo vjen edhe për shkak të mënyrës se si është ndërtuar Kodi, i ndryshuar në mënyrë të qëllimshme nga Edi Rama para zgjedhjeve të vitit 2021.

Ne jemi renditur si parti e dytë ndër të djathta. Po të ishte Kodi ndryshe nuk do të ishte ky rezultat edhe në mazhoritar, edhe në proporcional. Edhe diferencat brenda PD mund të ishin krejt minimale dhe angazhimi i opozitës do të ishte më i koordinuar. U krijua përshtypje që ishte një koalicion opozitar me emrin ‘bashkë Fitojmë’.

Kjo ishte thjesht një subjekt në koalicionin e madh opozitar. Kandidatët e opozitës mbështetesin nga një aleancë e madhe partish, mbi 20 parti. Në mënyre, ca të qëllimshme apo ca mediokre, ata që formëzuan gabim koalicionin ‘bashkë Fitojmë’ e krijuan këtë idenë sikur ishte vetëm ky koalicion. Për më tepër u përpoqën të impononin kandidatët për kryetarë bashkie. Për më tepër lista e partive politike opozitare nuk u koordinuan veprimtarinë me kryebashkiakun dhe pati edhe firo. Po të lexoni rezultatet e votave të kandidatit të Bashkë Fitojmë ka qartësisht më shumë vota se subjekti ‘Bashkë Fitojmë’. Pra ka vota edhe nga partitë e tjera”, tha Kryetari i Partisë Republikane.

Latest articles

Related articles