Baçi: Emri i Ilir Metës në fletën e votimit ishte penalizues

Një shkak për humbjen në 14 maj, për deputetin , Luan Baçi ka qenë edhe mungesa e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Në A2 CNN, Baçi tha emri i Ilir Metës në fletës së votimit ishte penalizues.

“Mungesa e emrit të Sali Berishës ishte shumë ndikuese në mënyrën se si do të votonin shumë qytetar, se thonin ku të vete të votoj se nuk po gjej as PD dhe as Sali Berishës dhe kjo ka qenë kosto, ishte një mënyrë që shumë qytetar nuk erdhën të votonin. Ishte penalizuese. Kishte qytetarë që nuk e identifikonin dot”, tha Baçi.

Latest articles

Related articles