Në shumë vende euroatlantike si Italia, Greqia, Franca apo Gjermania, urrejtja ndaj Amerikës është shfaqur historikisht në zgjedhje duke votuar parti të ekstremit të majtë ose të djathtë, neo-fashiste dhe komuniste, ndërkohë që shpesh është parë të digjet dhe flamuri amerikan në sheshe.
Përgjatë kohës kjo përqindje e popullsisë me qasje anti-amerikane shkon deri ne 20-30% të popullsisë votuese. Dyshohet se kjo frymë anti-amerikane është frymëzohet nga grupet sunduese të lindjes, sidomos ato sllave.
Jo pak raste janë evidentuar, të politikanëve, gazetarëve, artistëve e gjithëfarë influencuesish që ushqeheshin e ushqehen me para të liga nga shërbimeve sekrete famëkeqe, nga Beogradi në Moskë.
Aq më tepër, tashmë është e qartë se përgjatë luftës së ftohtë dhe pas saj, këto para gjeneroheshin nga trafiqe njerëzish, armësh, droge e gjithfarë lloj manovre, nga Stepat Ruse, në portet e Lindjes së Mesme, deri në Afrikën e Jugut, e Amerikë Latine, ku fijet i luanin agjenturat sllave.
Edhe Shqipëria ka pasur pjesën e saj në këtë trafik, sepse shpesh segmente të shtetit tonë kanë marrë pjesë në këto trafiqe, duke filluar nga cigaret e para 90’, tek prishja e embargos së naftës, e deri tek kokaina sot. Sepse duhet kuptuar se rrjeti i kokainës që mbush rrugët e Amerikës dhe Evropës me drogë, ku fatkeqësisht disa shqiptarë janë angazhuar, është anti-amerikane dhe anti-NATO.
Gjithsesi, le t’i kthehemi shprehjes publike të anti-amerikanizmit në Shqipëri. Ne jemi një vend që nuk ka urrejtje për askënd, e prandaj nuk mund të jemi anti-asgjë. Madje ne kemi një dashuri naturore për perëndimin dhe lirinë, e prandaj shumica e shqiptarëve e duan Amerikën.
Atëherë si ka mundësi që deri në 40% e shqiptarëve këto zgjedhje kanë votuar kundër Amerikës, për kandidatë të një fryme anti-Amerikane?
Kujtojmë këtu që përtej mbështetjes ndaj BF, kemi “mbështetjen” masive ndaj PSD dhe fitoren me 70% në zona ku fushata drejtohej nga politikanë të shpallur non-grata.
Njerëz që janë në konflikt me Amerikën.
Në vende të tjera anti-amerikanizmi ishte veçori e njërës apo tjetrës forcë politike, ndërsa në Shqipëri, fatkeqësisht, anti-Amerikanizmi është pjesë strukturore e të gjitha partive dhe koalicioneve në pushtet.
Ndoshta kjo vjen dhe si pasojë e pseudo-pluralizmit të ngritur në këmbë nga Ramiz Alia.
Për ne që duam një Shqipëri euroatlantike këto zgjedhje ishin një disfatë, sepse treguan se 30-40% e shqiptarëve votuan grupime anti-Amerikane, e për më keq akoma, cilado forcë të fitojë, ajo ka një përbërës anti-Amerikan dominues, që do vazhdojë ta përdori Shqipërinë si një vend ku grupet sunduese sllave nga Beogradi e deri në Moskë do bëjnë çfarë të duan me shqiptarët.
Ku kemi përfunduar? Hyzmeqarë të oligarkëve sllavë …
Ka ngelur vecse te dalim në rrugë të djegim flamurin e tyre ne Tik Tok.