Policia e Londrës i heq 3 pikë nga patenta Ministres së Brendshme britanike

Laburistët dhe Liberal Demokratët në Mbretërinë e Bashkuar kanë akuzuar Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për shpërdorim pushteti.

Sipas raportimeve të televizionit “BBC”, zyrtarja e qeverisë britanike është kapur duke tejkaluar shpejtësinë gjatë vozitjes verës së kaluar.

Si rezultat i shkeljes së rregullave të trafikut, znj. Braverman kishte zgjedhjen për të paguar një gjobë, duke i hequr pikët nga patenta ose duke marrë pjesë në një kurs ndërgjegjësimi për shpejtësinë.

Një burim qeveritar tha për “BBC” se ministrja e Brendshme, e shqetësuar për primet e sigurimit, fillimisht është anuar drejt kursit, dhe ka kërkuar nga një konsulent të organizojë një kurs privat për të mos u takuar nga qytetarët.

Kur u tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ajo mund ta bënte këtë, znj. Braverman pranoi të paguante gjobën, duke pranuar gjithashtu që t’i zbriteshin tre pikë nga patenta e saj për tejkalim shpejtësie.

Sekretarja e Brendshme e Partisë Laburiste Ivet Kupër (Yvette Cooper) tha se raportet “sugjerojnë se znj. Braverman u përpoq të shpërdoronte pozicionin e tij për të kapërcyer rregullat normale”.

“Nevojitet një hetim urgjent për atë që ka ndodhur”, shtoi politikania britanike.

Latest articles

Related articles