Gështenja: 103 mijë vota, janë nga qytetarë që besojnë tek PD

Deputeti i PD Lefter Gështenja në një lidhje direkte për Ora News u shpreh se këto zgjedhje nuk ishin të lira, megjithatë edhe nëse do të ishin zgjedhje të lira, sërish opozita nuk do të fitonte.

Ne duhet të marrim një vendim sot se çfarë do të bëjmë me PD por dhe me opozitën në përgjithësi. Dorëheqja e Albeajt vjen si shkak i rezultatit të marrë në këto zgjedhje. Edhe pse PD nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe për këto zgjedhje. Edhe votat e marra, 103 mijë vota, janë nga qytetarë që besojnë tek PD, demokratë që besojnë në këtë parti.

Edhe nëse këto zgjedhje do të ishin të lira, nuk do të kishim një rezultat të përmbysur por nuk do të kishim këtë diferencë votash. Pasi mbajtja e opozitës e përçarë në këto zgjedhje e favorizoi dhe i jep garanci PS ti fitojë zgjedhjet në tavolinë,” tha ai.

Latest articles

Related articles