Atentati në Kavajës: Arian Gosa mbahej në vëzhgim nga Policia që prej 14 Majit, i druheshin një hakmarrje

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i regjistruar pasditen e kësaj të diele në Kavajë, ku u ekzekutua me plumb në kokë 48-vjeçari Arian Gosa, brenda ambienteve të një lokali.

Zyrtarisht policia tha se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë hakmarrja. Më 29 Mars të këtij viti, vëllai i Arian Gosës, Armand Edmon Gosa dhe Altin Rexha pas një sherri me njëri-tjetrin, mbetën të dy të vdekur.

Burime bëjnë me dije se Policia kishte të dhëna dhe i ruhej një hakmarrje nga familja e Altin Rexhës dhe Arian Gosa po mbahej në vëzhgim që prej ditës së zgjedhjeve më 14 Maj.

Policia e ka paraprakisht dhe emrin se kush mund të jetë dhe autori i krimit të sotëm.

Arian Gosa banonte në lagjen nr. 1 të Kavajës, në afërsi të fushës së Gjoceve, por kafen e konsumonte çdo ditë në një lokal pranë shkollës “Rilindja”. Ai e pinte kafen çdo ditë jashtë lokalit, asnjëherë në ambientet e brendshme.

Edhe sot, aty ka qenë i ulur ku po konsumonte kafe me babain e tij. Autori i është afruar dhe e ka qëlluar me plumb në kokë, me armë zjarri pistoletë, ku rezultoi fatal për të.

Autori i krimit ka arritur të largohet nga vend i ngjarjes, teksa policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë zonën për kapjen dhe arrestimin e tij. Gjithashtu, po kqyren dhe kamerat e sigurisë në zonë.

Latest articles

Related articles