Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërimin e votave në Kamëz, Tiranë e Dibër

TIRANË- Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon rinumërim të votave në Kamëz, Tiranë e Dibër. Kjo forcë politike ka ankimuar rezultatin në disa KZAZ në 3 Bashki. Marrë shkas nga dokumentacioni i dorëzuar sot në KQZ, Partia Lëvizja e Legalitetit argumenton se në Dibër, një kuti e votimit ka qenë e dëmtuar gjatë transportit dhe kërkon numërimin e saj në KQZ.

Ndërkohë, në Tiranë sipas tyre rezulton një mospërputhje mes votave të dala në ekran dhe numrit të vendosur në procesverbal, për pasojë edhe këtu kërkojnë rinumërim.

Në Kamëz ku kërkojnë numërim, PLL thotë se ka një përllogaritje të gabuar të rezultatit, duke bërë që të humbasin mandatin.

Latest articles

Related articles