Kreu i PD SHkodër, Amuli: Bardh SPAHIA dhe PL nuk e donin fitoren, Berisha i shërbeu Ramës

Xhevdet Amuli, kryetar i PD-së në Shkodër deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se fati i zgjedhjeve të 14 majit ishte i parashikuar pasi demokratët ishin të përçarë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Amuli tha se humbjet në Shkodër nuk u shënuan të dielën që shkoi, por rreth një vit më parë kur “Foltorja” nuk dëshironte të mundte Ramën, por PD-në.

Nuk është se ishin me 14 maj humbjet e PD në Shkodër. Humbjet filluan një vit më parë kur Foltorja nuk kishte ëndërr të mundte Ramën por PD. Kjo ishte e gjitha që PD të humbte. PD në Shkodër thuajse se nuk nxori kandidatë për t’i bërë këtë nder demokratëve jo Berishës. Berisha para 2 muajsh donte të krijonte idenë se kush është shkaktari i humbjes, PD-ja ia bëri këtë nder demokratëve dhe i la të lirë të kandidonin me kandidatë. I bëri nder duke i pritur deri në minutën e fundit.

Fati i këtyre zgjedhjeve ishte parashikuar nga demokratët pasi ishin të përçarë. E gjithë kjo zallamahi ndodhi nga PL, nga Foltorja që prej 1.5 vitesh nuk bëri gjë tjetër veçse baltosi demokratët, të gjithë ata që nuk kanë ushtruar pushtet në qeverisjen Berisha.

Patjetër që shkaktari kryesor është PL. Në Shkodër u bënë zgjedhje në 2019 dhe nuk pati kandidatë. PS nuk arriti ta fitojë dhe pa kandidatë Shkodrën, përçarja që ndodhi që nga shtatori i 2021 dhe deri tani me një rrjet personash që baltosën demokratët e ndershëm sot morën këtë rezultat.

Në Shkodër ndodhi diçka që ndoshta nuk pritej. Spahia së bashku me Foltoren më shumë kanë marrë një votë kundërshtuese, për t’i thënë që nuk jeni gjithçka ju, morën një votë urrejtje. Ka qenë votë hakmarrëse duke parë se para një viti përdori të gjitha mënyrat për të mundur PD-në.

PD në Shkodër u mundua t’i ofronte bashkëpunim kandidatit të Foltores për interesat e demokratëve të Shkodrës, pasi meritojnë respekt. Janë ata demokratë që prej 30 vitesh kanë kontribuar për PD. Iu kërkua kandidatit të ‘Foltores’ që të dilte të bënte një deklaratë të kërkonte qytetarëve të votonin PD, nr 9. Ne ishin dakord që po ta bënte ai atë punë do dilnim të mbështesin Spahinë.

Spahia, PL nuk e donin fitoren në Shkodër përderisa nuk pranuan as të shkriheshin në një listë bashkiake. Spahia nuk pranoi të kërkonte mbështetjen tonë prej 7800 votash. Nuk e mori mendimin që të çonte një mesazh bashkëpunimi. Foltorja me arrogancën e saj ia dorëzoi Shkodrën Ramën, ia dorëzuan Shkodrën që ai e ëndërronte.

Bashkinë e Shkodrës, Berisha ia shërbeu më së miri Ramës. As për hatër të demokratëve ai nuk bëri mundimin më të vogël të bashkonte PD.

Mesa kam informacion, ne do kemi mbledhje javën që vjen. PD do të drejtohet nga një bord, një grup i përbërë nga anëtarë të kryesisë derisa të bëhen zgjedhjet përfundimtare.

PD është e hapur dhe po të garojë Basha është i mirëpritur. Basha e treguar veten që është një lider dhe mund të rikthehet. PD është e hapur për shumë demokratë.

Latest articles

Related articles