14 maji, Prof. Kalemaj: Berisha nuk e jep dorëheqjen, fshihet pas procedurave!

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se ajo që ndodhi në 14 maj nuk ishte një fitore spektakolare e Partisë Socialiste. Duke vijuar me logjikën e tij politologu tha se nuk ka dalë të votojë ajo fashë që voton opozitën, të djathtën.

Më tej Kalemaj thotë se Berisha nuk se këtë që ndodhi e kishte parashikuar dhe se ai nuk do të dorëhiqet duke u fshehur pas procedurave.

Drama e vërtetë është se çfarë ka shkuar keq që nuk kanë dalë për të votuar ata që votojnë opozitën, të djathtën. Këto vota të munguara, këto mund të jenë vota gri, të lëkundura, vota demokrate, por janë vota opozitare, nuk po flasin për pjesën që janë larguar. Nuk ishte fitore spektakolare e PS, por mungesa e daljes në votime e kësaj fashe.

Zgjedhjet ose janë vjedhur, ose blerë, nuk mund të jenë të dyja. Nëse janë blerë duke përdorur administratën me premtime, vende pune. Zgjedhjet janë blerë gjithmonë, ata duhet ë ishin përgatitur për këtë skenar.

Nëse nuk ka pasur vjedhje, ka pasur shit-blerje, por kjo ndodh kur mungon fryma. Përgjegjësinë kryesore e ka qeveria, e ka çuar në shkallë industriale fenomenin e shit-blerjes së votës.

Nëse ka një gjë që Berisha është një hap para kundërshtarëve të tij, së paku në familjen e tij politike është procedura. Ai e njeh shumë mirë procedurën, e njeh shumë mirë si funksion një parti politike. Ai të gjithë kundërshtarët e tij polikë qoftë brenda familjes së tij politike e jashtë saj i ka mundur me procedurë.

Berisha deri diku e kishte parashikuar këtë që ndodhi, ndoshta jo deri në këtë shkallë. E kishte vendosur nen dhe në statutin e tij, që nëse humbet zgjedhjet lokale, ti votëbesohesh. Votëbesim do të thotë 99% për Sali Berishën e asaj pjese që është sot me Berishën.

Këto nuk janë zgjedhje me ato lista që ka Berisha. Ai thotë nëse humbas zgjedhjet përfundimtare, largohem përfundimisht.

Latest articles

Related articles