Zhaklin Lekatari kapet mat në momente romatike me partnerin, zbulohet djali që i ka rrëmbyer zemrën opinionistes

Opinionistja e Big Brother ‘VIP’, Zhaklin Lekatari, mesa duket është në një lidhje romatike. Ajo është fotografuar në një anije në Mal të Zi nën shoqërinë e një mashkulli.

Duket se syve kureshtarë nuk i ka shpëtuar një moment, ku opinionistja edhe është “kapur mat” nën shoqërinë e një burri, ndërsa është parë edhe të shkëmbejë një puthje me të.

Bëhet fjalë për Gjergj Skëndo(Skëndaj).

Skëndo është menaxheri i një rrjeti baresh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos. Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore.

Edhe pasi lëshoi karrigen e opinionistes së BBV, Zhaklin Lekatari vazhdon të mbajë qendën e vëmendjes me deklaratat e saj, që nga ato me përmbajtje seksuale janë kthyer në antikombëtare.

Pak ditë më parë Zhaku deklaroi se ndihet më e sigurt në Serbi, ku nuk ka shqptarë. Më pas ajo ka postuar një murale të qytetit serb Odzaci, aty ku shihet një prej kriminelëve sllavo rus, Albert Ahsarbekoviç Andijev.

Siç shihet nga fotot e videot e publikuara në rrjet dyshja shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin duke u puthur e përqafuar.

Latest articles

Related articles