Luftë e madhe për protagonizëm me daljen e Luiz Ejllit nga shtëpia e Big Brother, dhe qejfmbetjeve që ai ka pasur me disa persona që janë shfaqur si miq të tij, gjatë kohës kur këngëtari ishte pjesë e reality show-t.
Pas ditës së sotme, ku Meridian Ramçaj, në një intervistë televizive tha se me Luizin kanë qenë shumë miq, e madje kanë bërë edhe pushime së bashku me partneret në Paris, nuk ka munguar as reagimi nga ana e këngëtarit.
Në një postim thumbues Luizi shkruan: Karrigia më tha që njihemi prej kohësh, sepse kemi edhe foto bashkë.
Luizi e shoqëron postimin edhe me disa të qeshura.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, Meridiani u shpreh: “Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni.
Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë.
Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë te rezidenca qeveritare”.
Meridiani tha se ka qenë personi i parë që i ka dërguar veshjet Luizit në instagram pasi vajza që kujdesej për të, nuk kishte as 10 mijë lekë në xhep.
“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam.
Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, u shpreh ai.