Logu: 103 mijë shqiptarë duan një PD pa Berishën, u refuzua ai dhe Meta në zgjedhje

Duke folur për MCN Live avokati Besart Logu e konsideroi të pritshëm rezultatin e PD në zgjedhjet lokale. Logu thekson se janë afro 103 mijë vota demokratësh që duan një PD pa Berishën dhe 200 mijë të tjera që shprehën vullnetin e tyre karshi Berishës duke mos votuar.

Ishte një rezultat në një farë mase i pritshëm, për sa kohë PD, për gati një vit e gjysmë nuk është se ka prodhuar politikë. Nga momenti që Basha iku nga drejtimi i PD, dhe partia u drejtua me kryetar të komanduar, kaloi në kufijtë e inekzistencës si subjekt partiak, me një Kryesi në kufijtë e jo funksionales, një Këshill Kombëtar që s’mblidhet, me kryetar degësh në kaos. Një rezultat i tillë ishte pothuajse i parashikuar. Në kushte krejt normale ky subjekt që mori 103 mijë vota, përkthyer në përqindje 7,2 për qind. Askush s’e merr në analizë këtë fakt, por thonë humbët humbët….Merren me fenomenin e Arlind Qorit dhe nuk merren me këtë fenomen, janë 103 mijë vota demokratësh që duan një PD pa Berishën. Janë 200 mijë vota të tjera demokratësh që s’dolën të votojnë. Janë 300 mijë votues të së djathtës, që me veprim apo mosveprim, duke votuar ose duke mos votuar, shprehën vullnetin e tyre karshi, në radhë të parë Berishës, PD-së zyrtare, dhe mënyrës si dy palët menaxhuan konfliktin mes tyre”.

Logu tha se me 7 bashkitë e fituara Berisha nuk arriti as standardin e Bashës, që në 2015-ën fitoi 15 bashki.

PS ka ruajtur pothuajse të njëjtin numër votash. Duke pasur përballë një opozitë në kaos, sfida e saj është jo vetëm ruajtja e pushtetit, por ruajtja e numrit të votave. Është e njëjta votë që PS mban që nga 2013. Kontestimi që i erdhi opozitës është mos dalja e 674 mijë votuesve, në raport me vitin 2021. Kjo është votë kontestuese, jo vota që ka marrë PS. Nuk mund të flasim dot për bashkim pa bërë një analizë të shifrave, fakteve, rrethanave. Rithemelimi s’është i sinqertë në qëndrime, dhe është në kufijtë e të papërgjegjshmit. Mungesa e sinqeritetit reflektohet te numri i 500 mijë votave. E dhëna reale që duhet lexuar është te Këshillat Bashkiak, BF ka marrë në total 246 mijë pra 16,9 për qind, PD ka marrë 103 mijë, reflektohet në 7,2 për qind. Ky 16,9 për qind është bërthama Foltore-LSI është 16,9 për qind me premisa për të mos u rritur më, mundësisht për t’u thërrmuar, ndërsa PD është 7,2 pa fushatë, me kryetar të komanduar, me Kryesi jo funksionale, grup parlamentar të çorientuar. Nëse do riorganizohet, ky 103 mijë vota dyfishohet, trefishohet. Nëse Berisha qenka fitues me 500 mijë vota, ka marrë vetëm 7 bashki, as standardin e Bashës s’e ka arritur. Në 2015-ën Basha fitoi 15 bashki. Morën 7 bashki dhe humbën të gjithë këshillat bashkiak”.

A i ka thënë PD zyrtare “jo” përfundimisht Berishës?

Diçka duhet thënë me zë të lartë, që dyshen Berisha-Meta, edhe Alibeajn Bardhin, këtë konfigurim opozitar populli shqiptar e refuzoi. U refuzua Berisha-Meta. PD ishte inekzistente. PD duhet të nisë garën në qelizën më të vogël, nga kryetar seksioni, grupseksioni, kryetar dege, kryesi dege. Të zgjedhim delegatët e rinj. Funksionet e reja, me njerëz të rinj, delegatë të rinj, të shkohet drejt një Kuvendi përbashkues, ku të zgjidhen organet e reja drejtuese. Duhen njerëz të rinj, gjak i ri, energji të reja. PD mori vetëm 103 mijë vota sepse mbeti peng i njerëzve që ikën te Foltorja”.

Latest articles

Related articles