A ka vota Amerika në Shqipëri? – Nga Indrit Vokshi

Non Expedit“, kështu quhet një instrument i Vatikanit nëpërmjet të cilit Selia e Shenjtë mundet tu bëjë thirrje të gjithë katolikëve të bojkotojnë zgjedhjet.

Ky instrument është i frikshëm për çdo parti politike sepse Vatikani nëpërmjet autoritetit moral tek katolikët (por jo vetëm moral por edhe material), ka fuqi për t’i shkaktuar dëm elektoral asaj partie.

Sot “Non Grata” është diçka e ngjashme. Në Rusi e Kinë nongrata nuk ka ndikim sepse atje Amerika nuk ka autoritet. Por në popuj si shqiptarët, Amerika ka prestigj të lartë. Në shqiptarë Amerika shihet si përmbysëse e komunizmit ndërkombëtar, njihet si bombarduese e Millosheviqit, njihet si investitore për Pavarësinë e Kosovës. Njihet si protektore e shqiptarëve të Ballkanit, përballë shteteve sllave me fije në Moskë.

Këto atribute i japin Amerikës autoritet të fortë moral tek shqiptarët. Kur Amerika shpall nongrata, mijëra shqiptarë mendojnë dy herë para se ta mbështesin një politikan.

Përveç autoritetit moral në popullsi, qindra ingranazhe të shtetit, medias, biznesit, angazhohen për të konkretizuar nongratan e Amerikës dhe për të mposhtur kundërshtarët e Amerikës. Ky angazhim përkthehet në mijëra vota.

Pra Amerika ka shumë vota në Shqipëri. Përkundër asaj çfarë deklaronin media e Sali Berishës e Ilir Metës se këtu sdo të votojë Amerika, u dëshmua se voton edhe Amerika.

Latest articles

Related articles