Një burrë 50-vjeçar, kreu marrëdhënie seksuale për 24 orë dhe rrezikon të vdesë.
Ai është shtruar në reanimacion në Grosseto. Tgcom24 bën të ditur që burri është me origjinë gjermane, ishte me pushime në Toskanë me gruan e tij. Çifti kishte marrë MDMA.
Ai pothuajse vdiq pas një maratonë seksuale 24-orëshe , ndërsa ishte nën ndikimin e ekstazisë. Burri u transportua në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Grosseto-s, ku mbërriti në gjendje shoku septik.
Pas afro një jave shtrimi në reanimacion, gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet. Siç raporton Maremma Oggi, ishte gruaja e 50-vjeçarit ajo që u tha mjekëve të urgjencës se çfarë kishte ndodhur.