Mesazhi i Ismail Kadaresë në Panairin e Librit. E padrejtë që Shqipërisë i mohohet e kaluara

Ditën e sotme çeli siparin edicioni i 35-të i Panairit të Librit në Torino, që do të mbahet deri në 22 maj 2023.

Salloni Shqiptar është frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”.

Gazetari Italian, Alessandro Mezzena, foli për universalitetin e letërsisë së Kadaresë, duke e krahasuar me Kafkën.

Sipas Mezzenës, Kadare është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës i cili me veprën e tij na tregon një Shqipëri fantastike.

Mesazhi i Ismail Kadaresë në Panairin e Librit/ E padrejtë

Në këtë Panair të Librit ka dhënë një mesazh edhe shkrimtari i madh shqiptar, i cili u shpreh se çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është prej marrëdhënieve dhe afrimit me Evropën.

Kadare tha se i jep gëzim të veçantë kur dëgjon fjalë të mira për Shqipërinë, pasi theksoi se i duket e padrejtë që t’i mohohet një populli e kaluara e tij.

“Unë e çmoj shumë këtë ngjarje që ka ndodhur. Më jep një gëzim të madh. Nuk është thjesht një gëzim që dëgjoj, sepse dëgjoj fjalë të mira për Shqipërinë. Është një lajm i gëzuar për vendin, por gëzimi shpërndahet në të gjithë qenien time. Mendoj se kjo shpërndahet te gjithsecili prej nesh dhe kjo është ajo për çfarë popujt jetojnë për interesat e larta të tyre. Duan që të jenë të dobishëm për veten, kur një popull është i dobishëm për veten është dhe për të tjerët. Shqipëria është një shtet i vjetër evropian, i shekullit të XV dhe këtë s’para e themi. Nuk e thonë as të tjerët dhe kjo mua më krijon një acarim herë pas herë sepse më duket e padrejtë që t’i mohohet një populli e kaluara e tij.

Mesazhi i Ismail Kadaresë në Panairin e Librit/ E padrejtë

Kjo nuk është një e kaluar për të shitur mend, për t’u mburrur kot së koti, për t’i bërë moral të tjerëve, por është një e kaluar që lidhet me të ardhmen. Çdo gjë e mirë që i vjen Shqipërisë sot është afrimi me Evropën, BE me ish-shtetet e vjetra të shekullit XV, ku Shqipëria ka qenë një ndër to. Dhe kjo s’para thuhet. Në shekullin XV Shqipëria ka qenë vend i rrallë, ku është botuar letërsi latine dhe shqipe, paralele. Këtë ne e kemi harruar, por duhet ta kthejmë dalëngadalë dhe duhet të jemi krenarë për këtë gjë. Duhet të kemi shpresë për këtë gjë. Ndaj këtë ndjesi ngazëlluese më shkaktoi mua sot. Ishte shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës”, deklaroi Kadare.

Latest articles

Related articles