Berisha, vulëhumburi i Shqipërisë

Nga Indrit Vokshi

O njerëz!

A iu kujtohet kur Sali Berisha nuk i lejoi kandidatët të kandidonin me logo të PD?

Ne se kishim problem; të kandidonin e të fitonim së bashku.

Por nuk deshi. O si të thotë ai, o ska. Përndryshe shkon fuqizon Metën.

Detyroi bilbilat e tij të thonin në publik se Logoja e Vula skanë vota. Nuk na duhen. Fitojmë me vulën e Ilir Metës.

Thonin kush kandidon me ata, quhet tradhëtar.

Ndërkohë “Vula”, mori 103 mijë vota e 124 mandate Këshillash, “pa dalë nga shpia”, pa kokërr leku, (pasi nuk ja dha shteti fondet që i takojnë me ligj).

I mori ato vota e mandate, pa pasur kryetar real, pa Kryesi e Këshill Kombëtar funksionale. Pa degë partie funksionale. I mori pa pasur kandidatë për kryebashkiakë (pasja e kandidatit ndikon).

Imagjinoni tani të financohen 2 milion euro nga PD për 70 degë që ka (për infrastrukturë). Me pak organizim, Vula të “këput” votat. Është emër i madh e emocion i madh, vetëm kush është demokrat e kupton.

Ua kam thënë në tv po ua them edhe këtu; janë mijëra njerëz që pranojnë të punojnë falas për PD. Nuk e bëjnë për çdo parti. Vetëm për PD e PS.

Nuk na paska Vula njerëz, e na paska LSI-ja?! Por kështu është kur ndjek Sali Berishën, përfundon në përrua!

Tani ka nxjerrë çimpeksat në televizor, thotë më jepni vulën. Never. Ke vulën e Metës. Me atë sikur do fitoje. PD të riorganizohet sepse ka terren për tu ringritur.

Latest articles

Related articles