Kreu i Partisë së Lirisë pas takimit të zhvilluar sot me Sali Berishën në selinë blu, gjatë një komunikimi me gazetarët tha se po përgatitet dokumentacioni që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj.
Ilir Meta tha se do të nisi kontestimi ligjor si dhe përshkallëzimi opozitar, ndërsa garantoj se “gomerët e Edi Ramës, nuk do të vjedhin më”.
“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha Meta