PS ruajti votat, Opozita u bojkotua – Rama u rrit me 17 mijë vota. Mbi 250 mijë votues të opozitës refuzuan ofertën Berisha-Meta-Alibeaj

Në zgjedhjet vendore socialistët kanë mundur të ruajnë numrin e votave madje duke shtuar dhe 17 mijë të tjera. E kundërta ka ndodhur me opozitën e cila është reduktuar me të paktën 200 mijë zgjedhës, në nivelin më të ulët historic. Madje shifrat e 14 majit shkojnë të barabarta me vitin 2015 kohë kur Partia e Lirisë ishte në koalicion me PS.

Në zgjedhjet vendore socialistët kanë mundur të ruajnë numrin e votave madje duke shtuar dhe 17 mijë të tjera. E kundërta ka ndodhur me opozitën e cila është reduktuar me të paktën 200 mijë zgjedhës, në nivelin më të ulët historic. Madje shifrat e 14 majit shkojnë të barabarta me vitin 2015 kohë kur Partia e Lirisë ishte në koalicion me PS.

Në përfundim të numurimit të kutisë së fundit për kryetarët, rezulton se socialistët kanë arritur të marrin 54 bashki, përfshi dhe atë të marrë nga përfaqësuesi i minoritetit që u mbështet nga partia qeverisëse.

Por përtej suksesit të së majtës, ajo që vlen të theksohet është se numri i mbështetsëve të selisë rozë nuk ka lëvizur krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

Sipas të shifrave për kryetarët, PS ka mundur të marrë të paktën 785.447 vota në kuti të numëruara. Thënë ndryshe, mbështetja është 17.313 më e lartë se dy vite më parë kur fitoi zgjedhjet parlamentare.
Nga ana tjetër, duket se është opozita ajo që nuk i ka bindur dot qytetarët të shkojnë drejt qendrave të votimit.

Kjo pasi Koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku bënte pjesë Partia e Lirisë, PBDNJ-së dhe Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka mundur të marrë vetëm 486.580 vota, duke u renditur forcë e dytë.

Me këtë rezultat ka të paktën 300 mijë fletë më pak se mbështetja që iu dha Ramës. Forcë e tretë renditet PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj me vetëm 51185 vota të dhëna për 14 kandidatët për kryetar, por duhet parë mbështetja që ka për këshillat për një pasqyrë të plotë.

Edhe nëse do të bashkojmë votat e Alibeajt me ato të “Bashkë Fitojmë”, Rama sërish kryeson me rreth 250 mijë vota.

Madje edhe nëse do të shtojmë edhe votat e partive të tjera pjesëmarrëse, PS është 222 mijë vota para.

Krahasuar me vitin 2021 kur PD ishtë në koalicion, të dielën rezultuan rreth 192 mijë zgjedhës që I mungojnë pjesëmarrjes, përfshirë votuesit e LSI-së së atëhershme që arriti në rreth 100 mijë.

Madje, shifrat e opozitës duket se janë si ato të vitit 2015-ës, por në atë kohë 500 mijë vota u fituan pa LSI-në, e cila iu bashkua socialistëve duke arritur rreth 1 milionë vota dhe fituar shumicën bindëse të parlamentit në atë kohë.

 

Latest articles

Related articles