Lavdrim Lita, Analist njëherësh Drejtori i Faktor.al ishte i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderators Sonila Musai foli për proçesin e zgjedhjeve të 14 Majit.Lita u ndal edhe tek krimet zgjedhore ku ndër të tjera tha:
Lavdrim Lita: ”Ne kemi shumë krime zgjedhore që nuk ndëshkohen në Shqipëri. Në raport me 2021 ne kemi 300 raste referuar në prokurori për krime zgjedhore.
Jemi në 2023 dhe kemi vetëm 3 të dënuar çka do të thotë të bësh krime zgjedhore në Shqipëri është e pranueshme sepse nuk ndëshkohesh dhe kjo nxit shumë krime sepse e dinë që nuk do të ndëshkohen”.