Zgjedhjet e 14 Majit, Lita: Kronikë e paralajmëruar një fitoreje të PS dhe humbjeje të opozitës

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë për Ora Neës deklaroi se këto zgjedhje ishin nëj kronikë e paralajmëruar e një fitoreje të PS dhe e një humbjeje për koalicionin opozitar.

Sipas tij, humbja erdhi pasi dy krerët opozitarë, Berisha e Meta e politizuan fushatën e tyre duke mos u ofruar qytetarëve qasjet që do tu siguronin fitoren.

“Duhet thënë se është një kronikë fitoreje për PS dhe një kronikë humbjeje për opozitën e bashkuar sepse rezulton që nuk kanë lexuar mirë kërkesat dhe qasjet që duhet ti ofronin qytetarëve. Duke e politizuar shumë ata e kthyen në një palë zgjedhje parlamentare por për shkak të hartës territoriale kjo nuk e favorizoi PD-në.

Opozita ka rënë nga kuotat e saj dhe kjo është e dukshme në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Lezha apo Shkodra që ka qënë bastion i PD. Kemi humbje të bastioneve si Kamza, Tropoja, Shkodra çka tregon që projekti politik nga Meta dhe Berisha ëshët refuzuar masivisht dhe kjo ka favorizuar vijmësinë e pushtetit të Edi Ramës i cili vazhdon të qeverisë pa u trazuar nga opozita që ka vendi ynë aktualisht,” tha ai.

Latest articles

Related articles