Për Stefano Pioli-n, Rafael Leao dhe tifozët e Milan-it janë dy pikat kyçe të “Djallit”. Për teknikun kuqezi rikuperimi i portugezit dhe mbështetja e publikut mbjanë ende gjallë ëndërrën për kualifikim. “At” Pioli beson në një mrekulli…
Çfarë do të thotë për ju kjo ndeshje?
Ne e dimë historinë e këtij klubi në këtë kompeticion, ne duam të përfshihemi gjithashtu. Ne do të qëndrojmë të grumbulluar deri pak orë përpara takimit, pastaj do të largohemi me pasion dhe vendosmëri drejt stadiumit për të përballuar këtë ndeshje.
Si është Leao?
Ai është mirë, duket se është mirë. Dje u stërvit pothuajse gjatë të gjithë kohës me grupin, sot shpresojmë që ai të mund t’i bëjë të bëjë të gjitha seancat si Kruniç dhe Messias në mënyrë që të jenë në dispozicion.
Mendoni ende për Stambollin?
Interi është një ekip që mbrohet mirë, por ne kur kemi qenë të rinj gjithmonë kemi ëndërruar të tilla takime. Mendoj se historia e futbollit është e pasur me përmbysje legjendare dhe uroj që edhe kjo ndeshje të klasifikohet mes këtyre takimeve.
Keni besim akoma…
Mendoj se duhet të rrisim nivelin e futbollit tonë. Duhet të bëjmë më shumë se pjesa e dytë e derbit të parë. Nëse arrijmë që të rrisim nivelin atëherë them me bindje se mund ta përmbysim Inter-in.