Hapen kutitë e para, kandidati i PD i afrohet kandidatit të PS. Zhduket BF


Procesi i numërimit të votave ka nisur në Poliçan, ku duket se në kutitë e para kryeson bindshëm kandidati i PS, Adriatik Zotaj me 229 vota.

Në vend të dytë renditet kandidati i PD, Florian Qama me 60 vota dhe në vend të tretë kandidati i “Bashkë Fitojmë” Behar Xhaferraj, me 17 vota.

Pavarësisht se janë numëruar vetëm dy kuti nga 22 në total, bie në sy që koalicioni “Bashkë Fitojmë” është forcë e tretë, pas kandidatit tjetër të PD, Florian Qama.

Latest articles

Related articles