Bejkon hedh votën në Tiranë. “Të çmontojmë tranzicionin 30 vjeçar në politikë”

Kandidati Roland Bejko për bashkinë Tiranë, ka komentuar zgjedhjet që mbahen sot në vendin tonë ku tha se vota e qytetarëve le të jetë fillim për çmontimin e tranzicionit prej 30 vitesh.

Në një deklaratë për mediat, Bejko tha se e ardhmja e tij politike nuk varet nga këto zgjedhje dhe se do vazhdojë të kontribuojë pavarësisht rezultatit.

“Le të jetë ky fillimi i çmontimit të tranzicionit prej 30 vitesh. E ardhmja ime politike nuk varet nga këto zgjedhje, unë jam një misionar në politike. Unë nuk kandidoj për kryetar partie, sidoqoftë rezultati. Do vazhdoj të kontribuoj për politikë pasi e kam pasion ashtu siç do të kontribuoj dhe për qeverisjen vendore pasi e kam profesion”, tha ai.

Latest articles

Related articles