Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenë për pastrim parash (emrat)

Gëzim e Saimir Sallaku dhe Rabi Kurti, iu janë sekuestruar 1.5 milionë euro të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal. Prokuroria e Durrësit këtë të shtunë ka dërguar për gjykim tre biznesmenët që akuzohen për pastrimin parash.

Sipas Prokurorisë një kompani e regjistruar në Panama, pronarët e së cilës rezultojnë të përfshirë në një skandal korrupsioni në Spanjë, trasferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e Gëzim Sallakut, sipërmarrësit shqiptar i dënuar në Itali për riciklim parash të pista, mashtrim e çështje droge. Sipas të dhënave nga hetimet rezulton se në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga trasfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku, në Itali janë trasferuar si borxhe te Rabi Kurti.

Gëzim Sallaku është një emër i njohur për autoritet, ndërsa u dëbua nga autoritetet italiane më 19 shkurt pasi Policia e Brescia e konsideroi atë person të padëshiruar dhe të rrezikshëm.

Latest articles

Related articles