Bayern Munchen drejt titullit kampion në Gjermani

Në Gjermani gara duket se po shkon drejt fundit pasi Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore tjetër duke ruajtur distancën me Borussian e Dortmundit.

Viktima e radhës ishte Schalke 04 që u shkatërrua me rezultatin 6-0.

Skuadra bavareze ngjitet kështu në kuotën e 68 pikëve për një titull që do të ishte i dhjeti rresht për skuadrën bavareze edhe pse deri në fund do të luhen edhe 2 javë.

Në dy ndalesat e fundit, skuadra e Thomas Tuchel do të presë në shtëpi Leipzig dhe më pas do ta mbyllë sezonin me ndeshjen në transfertë kundër Kolnit.

Latest articles

Related articles