80 vjetori i VOA dhe roli i Elez Biberajt


Raimond Kola

Me një zë epik që vinte nga vendi i lirisë Dr. Elez Biberaj ndezi zemrat e shqiptarëve në vitet nëntëdhjetë në përballjen më të madhe të tyre me regjimin komunist që kishte izoluar për 50 vite Shqipërinë nga bota demokratike.

Lajmet e Zërit të Amerikës përcilleshin përmes valëve të shkurtra në radiot që shqiptarët i dëgjonin fshehurazi duke marrë një dritë shprese e besimi për të cilën do t`i jenë përjetë mirënjohës Elezit, gjithë shërbimit shqip dhe zërave kurajozë që shprehën atëkohë pikëpamjet e tyre.

Vitet më pas sendërtuan përmes Zërit të Amerikës një zë të besueshëm në gjithë hapësirën shqiptare e cila përjetoi zhvillime historike që kulmuan me pavarësinë e Kosovës.

Përditë, në të gjitha trevat shqiptare, por edhe kudo ku jetojnë shqiptarët nëpër botë, Zëri i Amerikës është një hapësire unike informimi të cilin njerëzit e ndjekin për gazetarinë e saktë dhe të balancuar por edhe për thellësinë e miqësisë dhe mirënjohjes që kanë në zemër për mbështetjen që Amerika i ka dhënë kurdoherë këtij kombi të vogël, paqedashës dhe krenar, në Ballkan.

Edhe 1000…se 100 duken pak për Zërin e Amerikës në shqip!

Latest articles

Related articles