Të dielën, më 14 maj 2023, qytetarët dhe qytetaret e 61 bashkive të Republikës së Shqipërisë janë të ftuar të zgjedhin drejtuesit e tyre vendorë për katër vitet e ardhshme.
Përgëzojmë forcat politike dhe udhëheqësit e tyre për zhvillimin e një fushate elektorale paqësore dhe të bazuar mbi shpalosjen e alternativave të zhvillimit lokal dhe të aftësive dhe përvojës së kandidatëve për administrimin e njësive bashkiake.
Nxisim zgjedhësit të marrin pjesë masivisht në votime si manifestimi më i fuqishëm i parimit të demokracisë përfaqësuese.
Duke i uruar suksese garuesve, theksojmë se zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është përgjegjësi jo vetëm e institucioneve shtetërore, por një detyrim për çdo qytetar, çdo kandidat, çdo grupim politik, dhe çdo aktor tjetër të përfshirë në administrimin dhe mbikqyrjen e tyre.
Princ Leka II