Presidenca bën transparencë, me listën e 11 Këshilltarëve të Begajt

Presidenti Begaj pranoi se është duke shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Jashtme për të mandatuar ekipin negociator që do përpilojë dosjen për adresimin e çështjes në Gjykatën e Hagës, por publiku nuk njeh ende ekipin që këshillon kreun e shtetit në çështje të tilla që lidhen me sigurinë kombëtare dhe sovranitetin territorial.

Kanë kaluar plot 10 muaj që nga marrja e detyrës për Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe në faqen zyrtare të kreut të shtetit nuk figuron asnjë emër që përbën kabinetin e tij.

Edhe pse faqja president.al, është i vetmi burim zyrtar informacioni, faqja është ende nën ndërtim.

Vetëm pas interesimit, MCN arriti të njihet me emrat e stafit që këshillon Begajn për veprimtaritë e tij shtetërore, të cilat kanë vijuar normalisht.

Drejtori i kabinetit është Hemion Braho.

Këshilltarët janë Valter Brahimi, Klement Zguri, Arta Sakja, Artan Kadareja, Loren Koçollari, Alma Sina dhe Fatmir Çela.

Vullnet Doka, sipas listës është këshilltar, por edhe koordinator. Zëdhënëse e Presidentit është Alisa Demollari, ndërsa Idlir Gjata, ndihmës i Presidentit.

Mbetet e paqartë pse kreut të shtetit i duhen më shumë se 10 muaj për të plotësuar faqen zyrtare me emrat e kabinetit, pasi në një vëzhgim mbi faqen, vihet re një ndërtim i thjeshtë i këtij ëebsite, në të cilin, lista mund të publikohej lehtësisht pa asnjë pengesë teknike.

KABINETI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

1. Hemion Braho, Drejtor Kabineti

2. Valter Ibrahimi, Këshilltar

3. Klement Zguri, Këshilltar

4. Arta Sakja, Këshilltar

5. Arjan Kadareja, Këshilltar

6. Alma Sina Këshilltar

7. Alisa Demollari, Zëdhënëse

8. Fatmir Çela, Keshilltar

9. Vullnet Doka Koordinator/Këshilltar

10. Idlir Gjata, Ndihmës i Presidentit

11. Loren Kocollari, Këshilltar

Latest articles

Related articles