Milani gati për ‘revolucion’, këta janë futbollistët që pritet të largohen në fund të sezonit

Zhgënjimi (0-2) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj rivalëve të tyre më të mëdhenj, Interit, shtoi dyshimet rreth disa lojtarëve të klubit tek Milan.Sipas Gazzetta Dello Sport, në listën e largimit janë emra si Ibrahimovic, Tatarusanu, Mirante dhe Bakayoko, të gjithë në fund të kontratës së tyre.

Dest, Vranckx, Adli, Ballo-Touré, Rebic dhe Messias janë emra që, pavarësisht se nuk janë në fund të kontratës, janë asete që zyrtarët e Milanit i shohin si hyrje të mundshme financiare.Përveç emrave të lartpërmendur, kuqezinjtë nuk përjashtojnë diskutimin e vlerave për lojtarë të tjerë, me Maignan, Theo Hernández, Brahim Díaz dhe Rafael Leão, të cilët së fundmi u rinovuan, duke u konsideruar të paprekshëm.

Latest articles

Related articles