“Më çoi fjalë për…”! Rama: Kandidati i Berishës më kërkoi pazar

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vaun e Dejës në mbyllje të fushatës ku ka kërkuar votat për kandidatin Kristjan Shkreli. Rama pasi e akuzoi për falsifikim diplome, i drejtoi një mesazh kandidatit të koalicionit të Berishës, ish-deputetit Zef Hila.

“Merhaba” Zef, se ti je Zef me universitet në Turqi, megjithëse nuk di asnjë fjala turqisht. E pashë dhe dëftesën e Zefit në Turqi dhe dy gjëra më bënë shumë përshtypje; histori turke kishte vlerësim shumë të lartë, tek e drejta turke kishte marrë vlerësim shumë të lartë. Domethënë Zefi edhe historian edhe jurist turk.

Po një fjalë turqisht Zefi nuk e di. Ose pastaj tërhiqem unë, Zefi të dali sot të mbajë një fjalim turqisht këtu. Unë tërhiqem nga mesazhi por jo nga vota se di Zefi turqisht s’di Zefi turqisht Zefi nuk ka ç’a bën më këtu. Zef, ti më çove fjalë mua para ca kohësh, deshe të më takoje, deshe një pazar të vogël se kështu e ke zakon ti.

Deshe një pazar të vogël për të të mbështetur ty, domethënë për të sabotuar unë partinë time siç ke sabotuar ti tënden e pastaj të sabotosh ti tënden për timen zgjedhje të tjera. Ah mor Zef. Zefi ishte te SHQUP-i brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in pastaj do ti doli me non gratën jashtë. Është akrobat i madh”, tha Rama.

Latest articles

Related articles