“Ik o Mondi, u bëre si adoleshent” – Ja përplasja e deputetit Spaho me Topçiun në Maliq

spot_img

Një tjetër incident është regjistruar dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Raportohet se deputeti i Berishës, Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.

Gjatë një takimi elektoral që po kryente zoti Topçiu në zonën e Vreshtasit me traktoristët ka shkuar deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka filmuar takimin e tyre dhe ka tentuar. Topçiu pretendon se deputeti i Foltores, i ka thënë se; “kështu i merrni votat ju”.

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Latest articles

Related articles