Pse shoqëritë e sigurimit nuk paguajnë dëmshpërblimet? Borxhi ndaj qytetarëve arrin në 65 miliardë lekë

Shoqëritë e Sigurimit kanë sot në total rreth 6,5 miliardë lek (të reja) dëme (pezull) të pashlyera ndaj qytetarëve, e bizneseve që burojnë nga aksidentet, sigurimi i shëndetit dhe sigurimi i pronave. Kjo shumë borxhesh e cila “fle” ende në sirtarët e kompanive qëndron pezull nga një sërë problematikash që varen nga neglizhencat e shumta të instancave përkatëse.
Një pjesë e dosjeve të cilat qëndrojnë pezull janë të miratuara, por ende të papaguara nga Shoqëritë e Sigurimeve. Dosjet “stok”, janë të shumta dhe i përkasin më shumë dëmeve të sigurimit të pronës, por ka nga ata që vuajnë ende pasojat e dy tërmeteve të rënë që nga viti 2019.
“Jam në pritje të kalimit të dëmshpërblimit të dëmit që kisha në aksident. Kam dorëzuar çdo dokumentacion dhe procedurat më kanë kushtuar shumë kohë dhe para, por kjo pritja e fundit ishte më e keqja. Ne nuk kemi kulturë sigurimesh edhe ligjet janë jo të duhura për këtë treg”, u shpreh Erion Mema, një klient i njërës prej shoqërive të Sigurimeve.
Ky i fundit bën me dije se ka plot dy javë që pret t’i kalojë dëmshpërblimi përmes llogarisë bankare të dorëzuar në kompani, por ende s’ka marrë asnjë sinjal për këtë transaksion. Ai jo vetëm kaq, por tregon se kompanitë e sigurimeve.

Tabela e mësipërme pasqyron të gjithë numrin e dosjeve që rrinë pezull nga 8 Shoqëritë e Sigurimeve të Jo jetës. Një pjesë e tyre janë duke plotësuar dokumentacionet e kërkuara, ndërsa pjesa tjetër qëndron ende pezull për shqyrtim. Ndryshe nga vitet e kaluar tregu i sigurimeve sa vjen e standardizohet përsa i përket ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe rëndësisë së sigurimeve.
Edhe pse një sërë problematikash të mbartura që nga fillimi i zhvillimeve të këtij tregu në Shqipëri, sërish shoqëritë kanë mundur të ndërgjegjësojnë sadopak konsumatorët e këtij tregu.
Kujtojmë se të kesh të siguruar banesën nga zjarri, tërmeti apo përmbytja, të sigurosh shëndetin apo dhe jetën e familjes do të thotë të jesh financiarisht i pavarur, jo vetëm personalisht, por ke bërë investimin e duhur për të gjithë familjen. Do të thotë të mos jetosh me frikë çdo ditë për të papriturat që mund të ndodhin. Në këtë mënyrë planifikohen më mirë të ardhurat e sigurta, krijohen më mirë buxhetet dhe paratë shpenzohen apo investohen edhe më mirë. Gjithsesi duhet theksuar se sipas Buletinit Statistikor të publikuar nga AMF, Sigurimet vullnetare kanë shënuar një rritje të konsiderueshme dy vitet e fundit, por ende nuk mund të themi me bindje që kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit të individëve.
Më së shumti janë bizneset ato që sigurojnë asetet e tyre, në disa raste vullnetarisht dhe në disa raste pasi kanë kërkesa nga institucionet të tjera financiare, ku këto asete shërbejnë si kolateral. Edhe pse një punë shumë intensive, nuk lihet pa përmendur puna e AMF për ndërgjegjësimin e tregut mbi domosdoshmërinë e sigurimeve për mbrojtjen e interesave të konsumatorit.

Latest articles

Related articles