LITA: Jemi një Krizë politike, ekonomike dhe demokratike. Qytetarët e kanë kokën ulë, sytë për tokë

Drejtori i Faktor.al Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” për të biseduar me kreun e Partisë së majtë “Bashkë”, Arlind Qori, profesor i Shkencave sociale dhe kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Në ndërhyrjen e tij, Lita theksoi se, “edhe premtimet e Arlind Qorit që duhet të ishte një outside, që bën një revolucion, në fakt janë brenda sistemit politik aktual, me premtime të njëjta apo të ngjashme; por në fakt ne në Tiranë dhe në Shqipëri jemi totalisht në një krizë politike, ekonomike, demografike dhe demokratike. Nëse ne ngrejmë në dron mbi Tiranë ne do të shikojmë të gjitha problemet, duke filluar me ndotjen dhe ndërtimet. Edhe Qori luan brenda sistemit, me këto mekanizmat e sistemit dhe jo si revolucionar si partitë e tij si motra në Europë“.

Sipas Litës, qytetarët nuk përgjigjen as në sondazhe. “Nuk besojnë. E mbajnë kokën ulur. Ia kanë ulur kokën dhe sytë shikojnë tokën“.

Latest articles

Related articles