Në prag të fushatës zgjedhore duket se shënjestra e Sali Berishës nuk është Edi Rama, por Lulzim Basha. Kjo konfirmohet për shkak të dhënies të një rëndësie kaq të madhe që aludohet se ka ndodhur ose nuk ka ndodhur kurrë, në kulmin e fushatës, kur shigjetat duhet të ishin drejtuar nga qeveria.
Përmes një statusi ka reaguar edhe anëtari i kryesisë, Gentian Gaba ku ka ironizuar duke thënë se këto i përdorin vetë ata që janë të përfshirë në afera korruptive dhe për këtë ka edhe fakte
Nga Gentian Gaba
Per ata qe kishin dyshimet e fundit, “megaskandali” i djeshem qartesoi cdo gje. Per nomenklaturen e foltores ne 14 maj ka zgjedhje brenda PD, jo zgjedhje vendore. Kjo hyrja ne te njejten hyrje pallati eshte alibia e radhes per te mbajtur monopolin e opozites. Gjithsesi, kryevepra e mbremshme ishte se, nga lartesia e tyre morale, videon e komentuan M Murrizi dhe Ilir Meta. I pari ndryshoi kushtetuen bashke me me Ramen, duke hequr qellimisht koalicionet, qe u kthye ne arsyen kryesore te rezultatit negativ te 2021. I dyti ishte protagonist i nje video-pergjimi ne te cilin bente pazare per tendera. Nje video qe nuk e prezantonte duke kalur para nje ashensori apo nje shkalle, por dukej sh qarte me ze e me figure, te cilen ai e mohoi, e qe krijoi jo pak trazira per te djathten, kostot e te ciles paguhen ende sot. Ja pra, keta jane heronjte tuaj te rinj, nuk kane ndermend te fitojne gje ne 14, kerkojne te mos humbasin cdo gje pas 15es.