Dubai do ngrejë njësi për hetimin e pasurive të shqiptarëve. Zotërojnë apartamente dhe biznese të konsoliduara

Gezetarja Anduena Llabani foli në MCN Live mbi rastin e fundit, kur u kapën 105 kg kokainë, ku në transport ishin përfshirë shqiptarë, maqedonas dhe grekë. Llabani thekson se kemi të bëjmë me një skemë të përsëritur, ku rol të rëndësishëm ka DEA. Llabani vë në dukje se ka kompani që janë të vetëdijshme për trafikimin dhe të tjera që janë viktima të trafikimit. Ajo foli për persona me influencë monetare dhe njohje me zyrtarët e vendeve përkatëse, apo shtetit ku do të ketë destinacion kokaina.

Është një skemë e përsëritur. Gjithmonë kanë qenë bashkë. Kemi një rikthim të bashkëpunimit mes maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe këtë radhë është përdorur Pireu, Selaniku. Ka një rol të rëndësishëm DEA. Ne e dimë se që nga marsi i vitit të shkuar DEA është instaluar me një zyrë në Shqipëri. Futja e DEA-s në Shqipëri tregon që Shqipëria është kthyer në një vend të rrezikshëm të trafikimit të drogave të forta.

Një pjesë e mirë e kokainës ka dalë nga Shqipëria dhe ka shkuar në territorin kosovar. Është gjë e mirë që është lënë që droga të shkojë në destinacion. Kjo ishte një sasi modeste le të themi, 105 kg, në krahasim me atë të vitit 2018-ës. Në shkurt të 2018-ës u kap 613 kg me kuti bananesh, është e njëjta skemë. Ka kompani që janë të vetëdijshme për trafikimin. Ka kompani që janë viktima të trafikimit. Janë persona me njohje dhe influencë, qoftë monetare, qoftë njohje me zyrtarë të rëndësishëm të vendeve përkatës, ose ku do të ketë destinacion kokaina. Këta njerëz jo vetëm blihen, por në shumë raste edhe gënjehen për futjen e sasive të mëdha të kokainës. Roli i shqiptarëve ka qenë ai i transportit nga Ekuadori në Selanik, pastaj është marrë përsipër nga maqedonasit për t’u çuar në destinacion.

Ka filluar nga janari i vitit të shkuar mes DEA-s, Italisë, Greqisë. Ka pasur informacione që tashmë ishte zgjedhur Greqia si një vend për transportin e drogave të forta. Në pjesën më të madhe të rasteve DEA vendos survejime dhe kontakte me autoritetet e huaja. Janë vetëm 7 persona, por rrethi është më i madh, por s’është provuar akoma për t’i çuar ata para arrestimit”.

Llabani tha se shqiptarët kanë parajsa në Ekuador dhe Dubai, ku në këtë shtet zotërojnë prona, apartamente dhe biznese të konsoliduara.

Ajo shton se autoritetet në Dubai kanë ngritur një njësi të Krimit Ekonomik që do verifikojë pasuritë e shqiptarëve dhe si janë përfituar ato.

Shqiptarët kanë parajsat e tyre në Dubai dhe në Ekuador. Shqiptarët i ke në Ekuador, i ke në Dubai, ku kanë parajsa fiskale edhe pse ky vend ua jep këtë mundësi që mos japin llogari apo mos mbartin detyrime financiare për pasuritë. Shqiptarët sot në Dubai kanë ndërtime, apartamente që i japin me qira, biznese të konsoliduara. Madje në një bisedë me një zyrtar të lartë të Policisë së Shtetit, që është në kërkim të personave kontingjent penal që jetojnë kryesisht në Dubai, arritëm të mësojmë që tashmë duke ditur rrezikshmërinë apo numrin e shumtë të shqiptarëve që strehohen në Dubai, autoritetet në Dubai janë vënë në dijeni për këtë, madje është ngritur një strukturë që quhet Krim Financiar për të parë se ku dhe si janë investuar këto para. Fakti që në Shqipëri vjen DEA, që një shtet që ka një ligj të garantuar për të gjithë, dhe kalon sanksionin për shtetasit e huaj, në rastin e shqiptarëve është ngritur një strukturë, një Krim Ekonomik, që do verifikojë pasuritë e shqiptarëve të vendosura në vitet e fundit dhe si ato janë përfituar. Priten rezultatet e para të verifikimeve dhe shumë shpejt do kemi informacione që do vijnë në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Nuk ka shtet dhe vend që nuk kërkon si këto para vijnë, si investohen. Ka një listë të emrave të shqiptarëve, kontingjent, janë persona të shpallur në kërkim. Persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe gjëra të rënda”.

Latest articles

Related articles