Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, kush është i riu që mbeti i plagosur


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lezhës. Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi Aleks Laska.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer disa kontrolle në zonën ku dyshohet se ka ndodhur ngjarja, por pa mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve.

Dëshmia e vetë të riut të plagosur pritet që të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autori

Latest articles

Related articles