Izraeli pretendon se ka eliminuar 3 komandantë të grupit “Xhihadi Islamik”

Një gjendje alarmi është shpallur nga Izraeli në zonën përreth Rripit të Gazës, nga frika e sulmeve me raketa nga Xhihadi Islamik pas vrasjes së tre prej udhëheqësve të tij ushtarakë.

Rrugët izraelite pranë Rripit janë mbyllur dhe trafiku në linjën hekurudhore është ndalur midis Ashkelon-it dhe Sderot-it. Banorët e zonës janë urdhëruar të qëndrojnë pranë strehimoreve dhe dhomave të strehuara.

Radioja ushtarake raportoi se qindra rezervistë ishin thirrur nën armë.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite të mbrëmjes së sotme në Rripin e Gazës ka shkuar në 12 të vdekur, duke përfshirë tre udhëheqës të Xhihadit Islamik, por edhe disa fëmijë. Ka edhe 20 të plagosur.

Ushtria izraelite nga ana e saj ka njoftuar se ka kryer operacione të synuara kundër tre komandantëve të Brigadave al-Quds, krahu i armatosur i lëvizjes islamike palestineze të cilën Izraeli e konsideron terroriste.

Xhihadi Islamik konfirmoi në një deklaratë vdekjen e tre zyrtarëve të identifikuar si Jihad Ghannam, sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave Al-Quds, Khalil Al-Bahtini, anëtar i të njëjtit këshill dhe komandant i Brigadave për Rripin e Gazës Veriore dhe Tareq Ezzedine, një nga udhëheqësit e aksionit ushtarak të lëvizjes në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Latest articles

Related articles