Shefi i diplomacisë kineze do të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Norvegjinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Qin Gang, do të udhëtojë për vizita zyrtare në tre vende evropiane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, njoftoi se ministri Qin nga sot do të realizojë vizita zyrtare në Gjermani, Francë dhe Norvegji.

“Me ftesë të ministres gjermane të Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, ministrja francee e Punëve të Jashtme, Catherine Colonna dhe ministrja norvegjeze e Punëve të Jashtme, Anniken Huitfeldt, këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm Qin Gang nga 8 deri më 12 maj do të realizojë vizita në Gjermani, Francë dhe Norvegji”, tha Wang.

Vizita e shefit të diplomacisë kineze në Gjermani vjen pas udhëtimit të homologes së tij gjermane muajin e kaluar në Pekin, pas të cilit Baerbock kritikoi ashpër Kinën, duke argumentuar se Kina po ndjek një politikë të jashtme “agresive” dhe po ndërmerr veprime “represive” në vend.

Duke u adresuar para ligjvënësve në parlament, tre ditë pas vizitës së saj në Pekin, Baerbock tha se derisa Kina po vepron në mënyrë fyese dhe agresive jashtë, gjithashtu po bëhet represive brenda vendit.

Gjatë vizitës së saj dy-ditore në Kinë, Baerbock zbuloi se ajo nuk përdori celularët e saj dhe duhej t’i mbante të mbyllur në një valixhe të vogël për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Latest articles

Related articles