Ju prezantohej si Lali Eri, zbulohet SMS-ja që ju dërgua biznesmenit R.G për marrjen e 100 mijë eurove

Nga Elton Qyno

Përmes një komunikimi në aplikacionin “Telegram” me një numër Anglez i regjistruar në emër të kryebashkiakut të Tiranës, babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe i shpalluri në kërkim Florian Gjergji, kanë tentuar t’i marrin 100 mijë euro përmes mashtrimit, biznesmenit të fushës së ndërtimit R.Geci në Tiranë.

Mesazhi i dërguar në Telegram është “… Lali jam, e di si e kam situatën në këtë kohë, a ke mundësi për 100…?”

Menjëherë pas këtij mesazhi biznesmeni R.G, ka kuptuar se nuk kishte të bënte me një komunikimin dhe kërkesë nga Erion Veliaj, por nga persona të tjerë të paidentifikuar prej tij.

Nisur nga kjo situatë, ai ka vendosur që rastin ta denoncojë në polici, duke bashkëpunuar me organet hetimore.

Në vijim të kësaj lëvizje, biznesmeni R.G, i ka kthyer po në rrjetin Telegram personit me numër anglez, duke i pohuar se: “…nuk kam 100, por 70 të bëjnë punë…?”

Pas këtij mesazhi, mashtruesit kanë shprehur dakordësinë dhe kanë lënë takim në zyrat e biznesmenit R.G, në Tiranë.

Sapo janë shfaqur dy personat në ambientet e biznesit të R.G, policia në këtë moment ka ndërhyrë duke ndaluar në kushtet e flagrancës, babë e bir (Bedri e Albert Vodha).

Gjatë arrestimit të tyre brenda një qese atyre i janë gjendur 70 mijë euro cash. Ndërsa i implikuar në këtë skemë mashtrimi është dhe shtetasi Florian Gjergji.

Ky është rasti i tretë i përsëritur në Tiranë, ku biznesmenë të ndryshëm përfshirë dhe Pëllumb Salillarin, janë tentuar të mashtrohen nga individë që prezantohet si zyrtarë të lartë apo të afërm të punonjësve të policisë.

Latest articles

Related articles