2 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për dhunë në familje.

Sipas uniformave blu është arrestuar një 24 vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, gjithashtu një tjetër është arrestuar shtetasi F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin O. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Latest articles

Related articles